Limaj u shpreh mirënjohje delegatëve të 2 korrikut të vitit 1990

02 korrik 2019 | 12:23

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 ka hyrë dhe ka mbetur në historinë tonë si akt i rëndësishëm ngase delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës e miratuan atë në rrethana tepër të jashtëzakonshme.

Limaj ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është akt themeltar i shtetësisë së Kosovës.

“29 vjet më parë, pikërisht më 2 korrik të vitit 1990 delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese me të cilën Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës – Konfederatës së Jugosllavisë. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 është akt themeltar i shtetësisë së Kosovës, ngase buroi nga vullneti sublim i popullit shqiptar të Kosovës. Deklarata Kushtetuese ka hyrë dhe ka mbetur në historinë tonë, si akt i rëndësishëm ngase delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, e miratuan në rrethana tepër të jashtëzakonshme. Mirënjohës delegatëve të legjislaturës së vitit 1990, të cilët me aktin e tyre kryen një obligim moral, kushtetues e kombëtar”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur sot…