Limaj: Ukshin Hoti mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë

16 maj 2020 | 13:28

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, në 21-vjetorin e zhdukjes së tij.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.

“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Ishte 16 maji i vitit 1999, që në rrethana fatkeqësisht ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti me veprat e tij ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia Covid-19 ka tronditur thuajse të gjithë botën, ndërsa ka…