Maradona: Ju lutem, ndihmoni njerëzit që kanë uri

16 maj 2020 | 13:08

Pandemia Covid-19 ka tronditur thuajse të gjithë botën, ndërsa ka gjunjëzuar ata që janë më të brishtë se të gjithë, të varfërit dhe sidomos fëmijët.

Përpara se të kthehej në një legjendë të futbollit botëror, vuajtjen e urisë e ka kaluar edhe Diego Armando Maradona, që me një mesazh prekës gjatë një ndërhyrje në një program televiziv në Argjentinë i bën apel shoqatave që ndihmojnë fëmijët.

“Ndihmoni njerëzit që nuk kanë se çfarë të hanë. Nuk po bëj spektakël, pasi i njoh dhe i kam kaluar këto vështirësi. Kam vuajtur të ftohtin dhe urinë”, ka thënë mes lotësh Maradona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka…