Limaj: Ukshin Hoti, ndër vizionarët më të mëdhenj të kombit shqiptar
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se veprimtari Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.
Në 22-vjetorin e zhdukjes se Hotit, Limaj ka thënë se ai kuishte frymëzuar breza të tërë në rrugën e Kosovës për liri dhe pavarësi, shkruan “Epoka e re”.
“Sot bëhen 22 vjet që në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Kaq shumë vite kanë kaluar nga ajo ditë, ende familja dhe shteti i tij nuk dinë gjë për fatin e tij. Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në ‘Hardvard’ të ShBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999”.
“Me veprat e tij ai ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë”, ka thënë Limaj.



