Limaj uron festën e Bajramit

23 maj 2020 | 21:20

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Limaj ka uruar që të gjithë ata që kanë agjëruar t’u jetë pranuar agjërimi.

Kreu i Nismës ka shkruar në “Facebook”, se sikurse Ramazani edhe Bajrami po e gjen vendin duke u përballur me pandeminë Covid-19.

“Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Në vigjilje të Festës së Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit!
Sot ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar i uroj t’u jetë pranuar agjërimi.
Sikurse Ramazani edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë Covid-19.
Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit.
Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!
Urime festën e Fitër Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë!

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligue 1 mendon që të fillojë sezonin 2020/2021 të shtunën…