Limaj: Vdekja e doktor Mujë Shalës, humbje e madhe për Kosovën

14 gusht 2018 | 13:43

Për nder të jetës dhe veprës së profesor dr. Mujë Shalës, i cili ka ndërruar jetë të hënën është mbajtur sot një mbledhje përkujtimore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë mbledhje, përpos familjarëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës, partive politike, profesorë dhe qytetarë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e profesor Shalës është humbje e madhe për vendin.

“Vdekja e prof. Mujë Shalës është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për Universitetin e Prishtinës dhe shtetin e Kosovës. Familja Shala humbi një familjar të tyre, ndërsa Kosova humbi një mjek e profesor të madh”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se do t’i mungojnë këshillat dhe urtësia e Mujë Shalës. “Profë do të na mungojnë shumë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tua. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuove aq shumë! Prehu në paqe miku im!”, është shprehur Limaj.

Sot në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë (Dragodan) i jepet lamtumira e fundit prof. dr. Mujës Shalës.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, smiling, flower and plantImage may contain: 21 people, crowd and indoorImage may contain: 6 people, people smiling, wedding and suitImage may contain: 6 people, people standing, suit and flower

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur deklaratën kancelares gjermane,…