Limaj viziton kompaninë “Meka”

20 shtator 2019 | 16:42

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, gjatë rrugës për në Dragash është ndalur të kompania “Meka”.

“Nuk mund ta marrësh rrugën për në Dragash e të mos ndalesh për vizitë te kompania ‘Meka’ e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit. Kjo kompani është model dhe shembulli më i mirë se edhe në Kosovë ka mundësi të prodhohen produkte cilësore me standarde të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Limaj ka falënderuar pronarin e kompanisë “Meka” për mundësinë që ua ka ofruar njerëzve të kësaj zone të punësohen aty.

“Në të njëjtën kohë e sigurova se nën drejtimin e qeverisë nga unë, një nga prioritetet kryesore do të jetë vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si parakusht për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, ka shkruar Limaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi e ka ndërmend ta rinovojë kontratën e Paul…