Limaj: VV-ja po e mashtron popullin me patriotizëm

30 tetor 2022 | 18:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në fjalimin e tij në Konventën Politike të Nismës Social Demokratike e cila u mbajt me moton “Veprat Flasin”, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes, duke thënë se kryeministri Albin Kurti do të bëjë kompromise të dëmshme ndaj vendit.

Sipas tij Kosova do të shkojë drejt një marrëveshjeje, e cila nuk do të ketë as njohje e as anëtarësimin në OKB.

Limaj tha se qeverisja aktuale po bënë veprime katastrofale.

“Ky njeri rrugën që ka zgjedhur që fatkeqësisht një pjesë e madhe e njerëzve ende janë të mashtruar, do të jetë njeriu që do të bëjë kompromiset më të dëmshme në vendin tonë, do ta pozicionojë Kosovën në një pozitë të vështirë”, tha Limaj.

Limaj tha qëkur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, Kosova ka marrë një drejtim pa krye dhe se kjo qeveri ka goditur shtresat e shoqërisë, si veteranët dhe arsimin.

“Ata goditën një shtresë më të rëndësishme të historisë së këtij vendi, duke i ofenduar e fyer, duke i goditur në pjesën materiale, duke i goditur në krenarinë veteranët e UÇK-së, duke manipuluar e shpifur me vlera, numra, këta janë ata që po na varfërojnë. Këta goditën në mënyrë të veçantë arsimin, sjellja e tyre në raport me grevën, mungesa e komunikimit, bashkëbisedimit e dialogut social tregojnë se këta nuk ja kanë idenë si bëhet qeverisja e shtetit dhe nuk kanë ndjeshmëri për asnjë kategori dhe se ata janë të gatshëm të godasin çdo gjë që është në kundërshtim me qeverinë e tyre”, tha Limaj.

Sa i përket gjendjes ekonomike, Limaj tha se vendi po ballafaqohet me krizë në çdo sektor si rezultat i papërgjegjshmërisë së qeverisjes së drejtuar nga partia e Albin Kurtit.

“Nuk kemi asnjë investim kapital nga kjo qeveri, duke mos shfrytëzuar një cent për projekte të rëndësishme për vendin, aq më tepër ku vendi ynë ballafaqohet sikur pjesa më e madhe e Evropës me krizën. Me krizën e shkaktuar me zhvillimet rajonale e ndërkombëtare, pra nga mos sjellja e pa përgjegjshme e jona këtu. Sot kemi krizë, me energji, ka krizë me ekonomi, në gjithë sektorët e prodhimit, kultivimit e të shërbimit. Në gjithë këtë situatë krize ne kemi një qeverisje e cila na ka kthyer shpinën, ka heq dorë nga detyra e saj. Kosova sot praktikisht është pa qeverisje, njerëzit që janë zgjedhur për të kryer punë ata kanë heq dorë nga puna e tyre. Ata në vend që ta kryejnë punën për të cilën janë zgjedhur dhe paguar, ata merren krejt me diçka tjetër. Ata merren për ta rrënuar e përplasur popullin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

Limaj ka kërkuar nga qeverisja e VV-së të tregojë me fakte se çfarë kanë bërë për një vit e gjysmë qeverisjeje./ ksp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 27 tetor, NASA shpërndau një imazh në të cilin…