Limani: Bekim Isufi, njeriu i rekordeve dhe i sukseseve

13 shtator 2018 | 16:36

Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në skuadrën e Dritës, pas humbjes që kampionia pësoi nga Llapi (1-2).

Largimin e Isufit e ka komentuar edhe kapiteni Ardian Limani, i cili e ka vlerësuar “Bekën” si trajnerë të rekordeve dhe i sukseseve.

“Ti vetëm fizikisht nuk do të jesh pjesë e jona. Emri yt do të qëndroj gjithmonë me ne, me Dritën. Ti ishe dhe do të mbetesh i Dritës. Faleminderit për gjithçka që na jepe për gati 1 vit sa ishim së bashku. Na bëre që ta përjetojmë atë që qyteti e priste me vite. Njeriu i rekordeve dhe i sukseseve”, ka thënë Limani.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për aprovimin e rekomandimit…