Lind një viç mutant me dy koka

24 gusht 2020 | 11:09

Një viç ka lindur me dy koka dhe ka habitur njerëzit në lagjen lokale në Kinën juglindore. Halla Zhang ka thënë se lindja ka zgjatur shtatë orë dhe se kafsha nuk ishte në gjendje të ngrihej më vete, por mund të pinte qumësht nga të dyja gojët.

Viçi i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e shumë banorëve të fshatit, të cilët janë mbledhur në shtëpinë e hallës Zhang për ta parë atë.

Një fqinj i saj u ka thënë gazetarëve se kishte ardhur për ta parë kafshën sepse nuk mund t’i besonte lajmet. Besohet se viçi ishte prekur nga një mutacion gjenetik, ndërsa ishte ende brenda mitrës së nënës së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ariu ka “vizituar” një dyqan ushqimesh në Kaliforni, derisa ka…