Lindja e Mesme ia bojkoton prodhimet, Franca kërkon të ndalen këto veprime

26 tetor 2020 | 08:31

Franca u bëri thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të ndalojnë së bojkotuari prodhimet franceze. Përmes një deklarate për shtyp, ministria e Jashtme e Francës njoftoi se ditët e fundit kishte pasur thirrje për bojkot të produkteve franceze, veçanërisht ushqimit, në disa vende të Lindjes së Mesme, si dhe thirrje për demonstrata kundër Francës pas botimit të vizatimeve satirike të profetit Muhamed.

“Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet ndaj vendit tonë”, shkruante në njoftim, raporton aljazeera.

Zinxhirët me pakicë nga disa vende arabe bënë thirrje për bojkot të produkteve franceze, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se vendi i tij nuk do të hiqte dorë nga karikaturat e profetit Muhamed.

Presidenti francez e bëri deklaratën gjatë ditës së enjte në një mbledhje përkujtimore për nder të profesorit, Samiel Patit, të cilit iu pre koka nga një islamik radikal nga Çeçenia sepse u shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed studentëve të tij në një shkollë të mesme në periferi të Parisit.

Agjencia e lajmeve “Anatolia” raporton se zinxhirët tregtarë në Katar dhe Kuvajt kanë bërë thirrje për bojkot të produkteve franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të dielën se vendet evropiane…