Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qytetit

04 tetor 2023 | 11:45

Komuna e Lipjanit ka filluar të mërkurën projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, ndërtimin e nënkalimit dhe integrimin e sheshit.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se ky është një ndër projekte më të mëdha të kësaj komune, i cili kap vlerën e mbi 6 milionë euro, raporton “EO”.

Ahmeti ka thënë se ky projekt përfshinë katër projekte të integruar në një projekt, sipas tij, kjo do të mundësoj zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur.

Ahmeti ka sqaruar se projekti do të zgjasë rreth tre vjet.

“Është një ndër projektet më madhore të qytetit të Lipjanit që besoj që do të ja ndërroj pamjen tërësisht qytetit. Ne kemi identifikuar nevojën e madhe të parkingut, nevojën e madhe të parkut, pastaj integrimin e sheshit dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut. Janë katër projekte të integruar në një projekt”.

“E ka një vlerë rreth 6 milionë e 100 mijë euro tërësisht dhe është prekjet tre vjeçar. Fillimisht do të punohet nënkalimi për të zgjidhur problemin e trafikut në këtë rrugë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, e pastaj do të integrohet sheshi”.

“E më pastaj do të kthehemi në parkingu nëntokësor edhe në parkun qendror të qytetit. Është një projekt jashtëzakonisht i madh, projekti më i madh do të thosha i Lipjanit, i cili do të zgjidh njëkohësisht të gjitha problemet që kanë të bëjnë me parking, me park dhe integrimin e sheshit në vazhdim”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog, ka…