Lippi: Juve favorit në të gjitha kompeticionet

26 tetor 2018 | 13:18

Trajneri i njohur italian Marcello Lippi beson se Juventusi mund të fitojë gjithçka këtë sezon, ndërsa e sheh Napolin si rivalin kryesor të tyre për titull në Serinë A.

“Ekziston ndjenja që ky mund të jetë sezoni i duhur për t’i arritur të gjitha. E kam thënë ndër vite se kjo skuadër, e cila është dy herë finaliste e Ligës së Kampionëve, ka arritur nivelin e skuadrave më të forta si Barcelona, Real Madridi dhe Bayern Muncheni. Epo, tani është koha për të thënë se Juventusi kryeson në grupin e favoritëve”, ka thënë Lippi për “Corriere dello Sport”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) ka shpëtuar jetën…