Lippi: Ky mund të jetë viti i Napolit

25 janar 2018 | 14:57

Ish-trajneri i Juventusit, Marcelo Lippi ka thënë se Napoli në këtë vit mund ta thyej hegjemoninë e “Zonjës së Vjetër” në Itali.

“Fakti që Juventusi është i fiksuar te Liga e Kampionëve, kjo mund të ndihmojë Napolin, ndonëse skuadra e Sarrit duhet të jetë e kujdesshme në llogari. Napoli vuan faktin se nuk ka një bankinë të gjerë, si Juventusi, por ka urinë dhe stimujt e duhur, ndonëse faza e dytë duket më e gjatë sesa e para. Nëse ka një ekip që mund ta thyejë Juven, sivjet e bën vetëm Napoli, por ata duhet të mos shpenzojnë shumë energji në Ligën e Evropës, ndryshe bëhet e vështirë”, ka thënë Lippi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I. Ata e k'ta   Na i thejshin andrrat, n'mejdan,…