Lirak Çelaj thotë se skeptiku nuk është kundërshtar i liberalizimit

06 nëntor 2018 | 18:19

Pas vizitës së Kancelarit austriak Sebastian Kurz, u citua deklarata e tij se “Austria e mbështet liberalizimin, por ka ende shumë shtete në BE që janë skeptike për liberalizimin e vizave”, ndaj interpretimit se s’ka liberalizim, reagon Lirak Çelaj zëvendës ministër i Integrimeve.

“Sa e kuptoj fjalën skeptik, nuk do të thotë kundërshtar. “Skepticizmi” ishte i pranishëm edhe në Komision edhe në Parlament Evropian, por megjithatë, u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha 95 kushtet për liberalizim, ka shkruar Çelaj në rrjetin social.

Ja postimi i z. Çelaj në rrjetin social:

“Lajmi i keq, është lajm i mirë- është thënë shpesh, po sot, gjatë vizitës së Kancelarit Kurz, mesazhet e tij, morën dimension jo real. Pra, keqinterpretim të përmbajtjes së fjalës në një deklaratë.

Kancelari Kurz theksoi se Austria e mbështet liberalizimin, por “ka ende shumë shtete në BE që janë skeptike për liberalizimin e vizave”.

Sa e kuptoj fjalën skeptik, nuk do të thotë kundërshtar. “Skepticizmi” ishte i pranishëm edhe në Komision edhe në Parlament Evropian, por megjithatë, u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha 95 kushtet për liberalizim.

Nëse janë kërkuar 95 e 95 kushte janë plotësuar ku është problemi?”

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po merr…