Liria “ndez” motorët për pranverë

11 janar 2018 | 11:18

KF Liria të mërkurën në stadiumin “Përparim Thaçi” ka nisur kampanjën stërvitore të pranverës. Të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, pos Endri Vrapit, që ka lejen e klubit dhe që bashkohen më vonë me grupin.

Liria njërën nga fazat përgatitore do ta zhvillojë jashtë vendit. “Nga data 19 janar skuadra udhëton në Durrës, ku do të qëndrojë dy javë, për të vijuar përgatitjet edhe më intensive. Besojmë se puna në kontinuitet nga stinori i kaluar , por edhe tash kjo që do të bëhet do ta sjellë rezultatin e pritur. Kemi ambicie në të dyja frontet, për ta ndjekur titullin dhe Kupën, pasi që diferenca në pikë është e vogël dhe ajo ‘shkrihet’ lehtë. Puna profesionale nga të gjithë në klub besojmë të kurorëzohet me sukses në përfundim të stinorit’, ka thënë drejtori Erxhan Dana.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova përballet të shtunën mbrëma në Povoa do Varzim me…