Liria turke bie sërish pasi Erdogan deklaroi largimin e ambasadorëve të 10 vendeve

25 tetor 2021 | 14:51

Lira turke ka rënë në nivel rekord ndërkohë që përplasjet e fundit diplomatike me Shtete e Bashkuara dhe qeveri të tjera, kanë bërë që tregtarët ta shesin valutën që ndodhet në vështirësi.  Lira u tërhoq me 2.5% ditën e Hënë, në një tregti me likuiditet të ulët, duke prekur një rekord të ri të ulët për të tretën ditë, në 9.7500 kundër dollarit.

Valuta, nën presion nga ulja surprizë e normave të interesit nga banka qendrore javën e kaluar, u shit përsëri pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan tha në fundjavë se ambasadorët e 10 vendeve nuk janë më të mirëpritur, pasi kërkuan lirimin e një kritiku të theksuar të qeverisë. Investitorët po presin për Ministrinë e Jashtme në Turqi që ta bëjë lëvizjen zyrtare.

Presidenti Erdogan është përpjekur prej kohësh të shfaqet si një mburojë e vendit të tij kundrejt fuqive armiqësore të huaja, për të tërhequr votuesit nacionalistë.

Thirrjet e tij për të përjashtuar ambasadorë të vendeve përfshirë SHBA, Gjermani dhe Francë, prej kërkesave për lirinë e filantropit dhe biznesmenit Osman Kavala, përkon me sondazhet që tregojnë se mbështetja për të po bie, prej rritjes së kostove të jetesës.   Lira turke ka humbur 24% të vlerës kundër dollarit këtë vit, duke u bërë nga performuesit më të dobët tek valutat e tregjeve në zhvillim./Scantv

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë u zhvillua java e parë e Ligës Unike,…