Liridon Balaj përforcon Aaraun

07 gusht 2019 | 17:20

Liridon Balaj është futbollisti më i ri i skuadrës zvicerane, FC Aarau.

Futbollisti i talentuar pejan ka ‘firmosur’ për dy vite me skuadrën zvicerane që bën gara në Swiss Challenge League (Divisionin e parë të futbollit zviceran). 19-vjeçari është transferuar nga Besa e Pejës pasi një sezoni fantastik në Ligën e Parë, teksa kishte rënë në sy të shumë menaxherëve të njohur.

Balaj kishte debutuar në moshën 16-vjeçare te tre herë kampionët e Kosovës. Ai gjithashtu është pjesë e Kombëtares U-19 të Kosovës.

Liridon Balaj gjatë prezantimit te skuadra zvicerane FC Aarau. Liridon Balaj do të luajë në ndeshjen e nesërme kundër FC Chiasso (e enjte, ora 20.00), ka njoftuar faqja zyrtare e klubit zviceran.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, është takuar…