Lirim Mehmetaj për tokën e Manastirit të Deçanit: Dikush ka bërë pazar të ndytë

06 mars 2024 | 22:59

Lirim Mehmetaj, analist, është shprehur se për tokën e Manastirit të Deçanit është bërë një lojë e ndytë.

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, Gjykata Kushtetuese është marrë me ligjshmërinë e procesit gjyqësor në mes të palëve, dhe pala që e ka shtruar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese është Manastiri i Deçanit.

“Manastiri i Deçanit nuk e ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se kujt i takon toka”, tha Mehmetaj.

Por, sipas tij, Manastiri ka pyet për “kërkesën për vlerësimin e kushtetutsmërisë së dy vendimeve të 12 qershorit 2015 të kolegjit të ankesave të dhomave te posaqme të Gjykatës Supreme të republikës.”

Sipas një procesi gjyqësor ka fituar Manastiri i Deçanit, tha Mehmetaj. Sipas tij, në vitin 2015 “është marrë një vendim që Manastiri i Deçanit e ka cilësu arbitrar, për arsye se është tentuar mu rikthy në proces të gjykimit situata pa u njoftuar manastiri dhe ndonjë palë e përfshirë aty”.

“Këtë situatë Manastiri i Deçanit e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese,” shtoi Mehmetaj.

Pra, sipas tij, nuk është se kujt i takon toka, por a “na u kanë shkelur neve të drejtat si palë kur është bërë ky kthim në proces gjyqësor”, u shpreh Mehmetaj.

“Këtu ka faj shumë komuna e Deçanit” tha Mehmetaj.

“Këtu dikush e ka bërë një pazar të ndytë, sepse kur e ka bërë kërkesën para Gjykatës Kushtetuese, manastiri kanë filluar procedurat.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City nuk ka gabuar aspak ndaj Copenhagen në ndeshjen…