Lirimi nga paraburgimi ia shpëton mandatin e deputetit Frashër Krasniqit

26 shkurt 2018 | 22:25

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi sot është liruar nga paraburgimi dhe rasti i tij është kthyer në rigjykim.

Për shkak të kalimit të kohës në paraburgim, Frashër Krasniqi kishte rrezikuar ta humbte mandatin e deputetit, pasi që rregullorja e punës së Kuvendit thotë se nëse deputeti mungon 6 muaj në seancë, atij i humbet mandati i deputetit.

Mirëpo meqë sot ai është liruar nga paraburgimi dhe lënda e tij është kthyer në rigjykim, deputeti Krasniqi mund ta ushtrojë mandatin e tij si deputet.

Në zgjedhjet e qershorit, Krasniqi kishte marrë rreth 8 mijë vota.

Ai nga burgu kishte shkruar një letër ku kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron përfitoi nga vizita e tij e…