Macron kërkon që Elizeja të ketë edhe një pulari

26 shkurt 2018 | 22:24

Presidenti francez, Emmanuel Macron përfitoi nga vizita e tij e gjatë në një panair bujqësie në Paris për të adoptuar një pulë, që do të ‘’ngarkohej’’ ta furnizonte me vezë të freskëta në Elyse.

Pasi përkëdheli një lopë dhe pasi mbajti në dorë një qengj dhe admiroi specialitetet e shumta rajonale gjatë vizitës së parë në panair si president i vendit, Emmanuel Macron u gjend papritur me një pulë në krah, që e pranoi duke buzëqeshur.

Pula iu ofrua para kamerave nga drejtori i përgjithshëm i pularisë së Luesë, në perëndim të Francës.

“Do ta marr, por duhet gjetur një sistem për ta mbrojtur nga qeni”, i tha Macron drejtorit duke përmendur Nemon, labradorin presidencial, adoptuar në fund të gushtit.

Sipas një artikulli në të përditshmen “Le Figaro” ai kishte përmendur dëshirën e bashkëshortes, Brigitte Macron për të patur edhe një kopësht me perime në Elyse, ashtu si kishte bërë Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Atsh.

Atëherë, pse jo me një pulë në kopësht?

“Është shumë në modë në qytet”, nënvizoi Johann Coenne, drejtuesi i përgjithshëm i panairit.

Presidenti ka theksuar se deri tani ka qenë Ministria e Brendshme që furnizonte me vezë Elysenë.

“Ata kanë pula”, tha duke qeshur presidenti francez.

“Do të bëjmë edhe një pulari në Elyse !”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humoristi i mirënjohur gjakovar, Sevdai Radogoshi, sot ka festuar ditëlindjen…