Lirohen nga detyra dy zyrtarë të lartë në Postën e Kosovës

13 shtator 2021 | 16:56

Në Postën e Kosovës sot është mbajtur mbledhja e Bordit të kësaj ndërmarrje dhe është marrë vendim që të lirohen nga detyra  dy zyrtarë të kësaj ndërmarrje.

Të liruarit janë u.d sekretar i Korporatës, Faton Ejupi, si dhe u.d zëvendëskryeshef ekzekutiv Etrit Hoti. Këtë lajm e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” një burim brenda Postës së Kosovës.

“Sapo ka përfunduar mbledhja e Bordit dhe është marrë vendim që të lirohen Faton Ejupi dhe Etrit Hoti, mirëpo akoma si dimë arsyet e shkarkimit të tyre”, ka thënë për “Epokën e re” i njëjti burim.

(Epoka e re/A.M)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lyonit, mbrëmë fitoi ndaj Strasbourg, me rezultat 3-1.…