Lirohet deputeti Dardan Molliqaj

13 maj 2019 | 15:10

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i arrestuar mëngjesin e sotëm me një urdhërarrest të lëshuar nga gjykata është lënë i lirë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë Kuçi.

Sipas policisë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhërarrest për Dardan Molliqajn.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në vitin 2015.

Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyç në Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të arrijë në…