Lirohet Jahir Demaku por jo edhe Sylejman Selimi

25 tetor 2018 | 15:41

Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se Gjykata Supreme e Kosovës është duke e mbajtur në burg Sylejman Selimin për 136 ditë pa vendim gjyqësor, ndërkaq sipas tij është liruar me kusht Jahir Demaku.

Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar  se edhe të enjten ka dështuar tentimi për ta liruar me kusht ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjeneral Sylejman Selimin.

Sipas Gashit, ky tentim ka dështuar pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirren në drejtësi.

Postimi i plotë i tij:

DITA 136

As sot nuk lirohet gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sylejman Selimi.

Qartas në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë, Gjykata Supreme e Kosovës po e mban në burg Sylejman Selimin.

Edhe tentimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoi pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirren në drejtësi.

Për çka keni luftuar ju ushtarë dhe komandantë të UÇK-së!

Që të kemi sistem të këtillë juridik, që të mbajnë mbi 5 vite në burg me prova të montuara.

Dhe për 136 dite pa asnjë vendim gjyqësor ta mbajnë në burg Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjeneral Sylejman Selimin.

Nuk besoj se keni luftuar për kësi sistemi të korruptuar juridik deri në palce.!

Paneli për lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin… a thua pse?

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen po kalon një çast shumë të mirë në…