Lirohet nga spitali vëllai i Astrit Ademaj, është i plagosur në dorë

08 shtator 2021 | 22:30

I plagosuri nga të shtënat me armë zjarri në Pejë pranë shkollës ekonomike është liruar nga Spitali i Përgjithshëm, ku ka marrë tretman mjekësor.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur mjeku kujdestar Sadri Berisha, duke shtuar se ai ishte i plagosur në dorë dhe gjendja e tij ishte stabile.

“Është i plagosur në dorë gjendja e tij është stabile. Është i liruar prej anës mjekësore”,ka thënë Berisha. Ai ka njoftuar se dy të vdekurit ishin sjellur pa shenja jete në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy prej të vrarëve raportohet se janë kandidati për kryetar…