Lirohet Rron Gjinovci

11 prill 2024 | 15:57

Pas arrestimit, aktivisti Ron Gjinovci është liruar.

Lajmin e ka bërë me dije vet Gjinovci përmes një postimi në “Facebook”.

“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë fol studentet dhe aktivistët boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storiet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjerët me u solidarizu me to”, ka shkruar aktivisti i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

Gjatë ditës së sotme, policia ka arrestuar Gjinovin, pas pjesëmarrjes së tij në protestën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët kërkoni përjashtimin e profesorit Xhavit Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…