Lista me 10 sportistet më të paguara në botë, 9 prej tyre janë teniste

27 dhjetor 2023 | 17:02

Sporti i tenisit vijon të jetë më i paguari në botë dhe tenistet dominojnë renditjen e sportisteve femra më të paguara në botë. Jo vetëm kaq, por 9 nga 10 sportistet më të paguara janë femra, sipas “Forbes”.

Në krye të renditjes është tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë.

Përgjatë këtij viti, përmes premiove në fushë dhe sponsorëve, ajo ka arkëtuar gati 24 milionë dollarë.

Në vendin e dytë është vetmja sportiste jo-teniste që ndodhet në këtë renditje.

Bëhet fjalë për kinezen Eileen Gu, që praktikon ski-akrobatike. Në podium edhe tensitja adoleshente amerikane Coco Gauff, e treta.

Sportistet më të paguara për vitin 2023

1-Iga Swiatek, 23.9 milionë dollarë
2-Eileen Gu, 22.1 milionë dollarë
3-Coco Gauff, 21.7 milionë dollarë
4-Emma Raducanu, 15.2 milionë dollarë
5-Naomi Osaka, 15 milionë dollarë
6-Aryna Sabalenka, 14.7 milionë dollarë
7-Jessica Pegula, 12.5 milionë dollarë
8-Venus Williams, 12.2 milionë dollarë
9-Elyna Rybakina, 9.5 milionë dollarë
10-Leylah Fernandez, 8.8 milionë dollarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar fëmijët që janë…