Lista Serbe kërcënon me largim nga të gjitha institucionet pas dënimit të Todosijeviqit

05 dhjetor 2019 | 16:40

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se dënimi me dy vjet burgim i Ivan Todosijeviqit, për shkak të deklaratës se masakra e Reçakut ishte fabrikuar, do të mbahet mend si një shkronjë e zezë nga gjyqësori i Kosovës.

Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit do ta vërtetojë dënimin, do t’i fton të gjithë përfaqësuesit e popullit serb të largohen nga institucionet në të cilat punojnë.

Rakiqi në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, ka thënë se verdikti i gjykatës ka privuar serbët nga e drejta e tyre për të folur, lirinë e mendimit dhe të drejtën për të thënë të vërtetën.

Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lautaro Martinez është sulmuesi i momentit në Itali, pro edhe…