Lista Serbe largohet nga Qeveria e Kosovës

27 mars 2018 | 13:17

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë me dije se serbët më nuk do të jenë pjesë e qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se përfaqësuesit legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jenë memecë ndaj zhvillimeve të djeshme në veri.

“Jemi dëshmitar që pas ngjarjeve të djeshme në Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tone. Dje kam thënë se arsyeja për sulmin e policisë në veri ishte e kot. Dua të them se Lista Serbe do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por do të bashkomi edhe ne”, ka thënë Rakiq në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe Marko Gjuriq.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bursat evropiane, sot (e martë), çmimet e aksioneve kanë…