Lista Serbe në aksion për ‘rrëzimin’ e kryetarëve në veri apo shpëtimin e Kurtit?!

02 korrik 2023 | 14:33

Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës

Pas qëndrimit të fortë pirrojan e defanziv të kryeministrit dhe inertivitetit të presidentes, për rolin që duhet ta ketë mbi palët, pritet që Lista Serbe, në harmoni me germën e Ligjit për qeverisje lokale, të organizon “peticion” me 90% të qytetarëve, (të pakicës serbe me siguri), për rrëzimin e katër kryetarëve të komunave në veri.

Për ta përligjur këtë me siguri, sipas opinioneve të ekspertëve, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Lista Serbe, këtë e sheh si rrugë ligjore (të sugjeruar edhe nga presidentja e vendit), që do ketë mbështetjen e mbi 90% të qytetarëve (të pakicës serbe), për ti rrëzuar kryetarët aktual dhe të organizojnë zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme, në këto komuna.

A nuk është e mjaftueshme në interpretim juridik e politik kjo që të lexohet tashmë, si plan i koordinuar Kurti-Vuçiq, që “miku i tyre të mos dal humbës para popullit të Kosovës”, sepse ky, pra Albin Kurti e shpura e tij, ende ju duhet për implementimin e  “Zajednicës autonome” dhe për “demarkimin e kufirit” me Serbinë!?

Edhe me opsionin e largimit nga pushteti, siç i kam kërkuar presidentes Osmani të “dorëhiqet nga posti, që ta shpëtoj politikisht vendin”, nuk ka asnjë dilemë se tërheqja e Kurtit, do jet taktizimi Prishtinë – Beograd – Moskë, për rikthimin e tij në një moment kritik për vendin. A nuk e përforcon këtë strategji edhe deklarimi nga Tirana se “Open Ballkan – Mission completed”! A nuk ishte “Shengeni ballkanik/Open Ballkan” revansh ndaj BE-së, me presion se Ballkani Perëndimor, kështu orientohet kah Unioni Euroaziatik?!

Pra, nisur nga këto zhvillime edhe largimi i mundshëm dhe i imponuar i Kurtit, do të bëhet me një konotacion të lartë pseudopatriotizmi patetik, se gjoja e pranon shkuarjen para popullit/votës, pra në zgjedhje, por assesi të implementojë Zajednicën me statut autonomie, dëm të cilin tashmë veç e ka bërë me marrëveshjet në Bruksel e Ohër si dhe Statutin e “Zajednicës” autonome si republikë autonome serbe.

Kësaj nuk do t’i mungojë as frazeologjia autike, pjesë e retorikës së tij e tyre mashtruese, se ky e sakrifikon pushtetin, por nuk bënë “Zajednicë” as përdor “thika mbi harta”.

Ky veprim mirë i koordinuar me shpurën e tij të “proletarëve politik”, pa dyshim, se bëhet që ti përkthehet në votë, në të ardhmen e afërt dhe në fazën më kritike të procesit politik.

Stërkeqja e tanishme e procesit politik duke refuzuar “Marrëveshjen e detyrimeve të Uashingtonit” apo “All in one” me njohje, të Brukselit, për përmbylljen e çështjes së shtetësisë së Kosovës, me shkëputje përfundimtare e normalizim raportesh me Serbinë, solli deri te krijimi i “satus-quos” në dëm strategjik për Kosovën dhe gjeostrategjinë politike për rajonin, të partnerit tonë strategjik, SHBA-së.

Tani logjikisht, për t’i ikur fundosjes së tij politike për shkak të “patpozicionit politik” ku është futur me kryeneçësinë e tij sociopatike, “padrino jugonostalgjik” i tij në koordinim me pretendentët për lidership në Ballkan, që e duan protagonizmin e Rusisë në rajon, do ta tërheqin nga procesi i ngerrquar politik, për ta rikthyer në momentin me kritik në pushtet, atëherë kur mund ti jepet goditja përfundimtare zhbërjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe implementimit të “ofertave të tyre elektorale” si “alternativa e re” për veriun dhe “Republikën e tretë,” për Kosovën, në “Jugosllavinë e re”.

Është “koha” për mobilizim të përgjithshëm të patriotëve politik kombëtar për shpëtimin e Kosovës dhe të vet Kurtit nga misioni i çoroditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kickboxeri me prejardhje nga Kosova, Florient Neziri ka shënuar një…