Lista Serbe nuk e pranon nismën e Qeverisë për Asociacionin

05 prill 2018 | 18:01

Për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe janë të vlefshme vetëm marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kështu ka thënë Lista Serbe nëpërmjet një komunikate për medie.

Për Listën Serbe janë të papranueshme “disa akte që shërbejnë për përdorim të brendshëm”.

Sipas Listës Serbe për draftimin e statutit të Asociacionit “i vetmi që ka kompetencë është ekipi menaxhues i përbërë nga katër përfaqësues të serbëve, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel”.

Gjithashtu, në këtë komunikatë është thënë se Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë janë skeptike dhe pesimiste, pasi në Prishtinë nuk ka vullnet të vërtetë për zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe për formimin e Bashkësisë së komunave serbe.

“Aktivitetet që po paralajmërohen kanë efektin e kinse përpjekjes së përfaqësuesve të shqiptarëve, në mënyrë që të zvogëlojnë presionin ndërkombëtarë, pa ndonjë dëshirë që marrëveshja e Brukselit të realizohet konkretisht”, është theksuar në komunikatën e Listës Serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firmat e njohura paguajnë shuma marramendëse për tu bërë sponsor…