9-vjeçari firmos kontratë marramendëse

05 prill 2018 | 18:00

Firmat e njohura paguajnë shuma marramendëse për tu bërë sponsor të futbollistëve më të mirë, ndërsa disa prej tyre nxitojnë ta bëjnë një gjë të tillë me talente në shumë të vogël.

Këtë gjë ka bërë edhe një firmë e veshjeve sportive në Brazil, e cila ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi me një 9-vjeçar. Djaloshi quhet David Nogueira Carmo dhe është pjesë e ekipit të Santosit. Ai ka arritur të firmosë një kontratë 6-vjeçare me firmën e veshjeve sportive, Puma, e cila shpreson se talenti do të bëhet një lojtar i madh.

9-vjeçari bëhet futbollisti më i ri që arrin një marrëveshje sponsorizimi. Një kontratë të tillë e ka marrë edhe Neymar në moshën 12-vjeçare. Djaloshi ka statistika shumë premtuese, ku ka shënuar 56 gola në 43 ndeshje dhe në Brazil presin shumë nga ai në të ardhmen.

David-1

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka nisur stërvitjen me…