Liverpool bën detyrën ndaj Aston Villas

10 maj 2022 | 23:04

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të vlefshme për rrugëtimin e fitimit të Premier League.

Në minutën e tretë Aston Villa ka befasuar “The Reds” me një gol nga ana e Luiz.

Por festa e tyre nuk zgjati shumë pasi në minutën e gjashtë Matip barazoi shifrat. Pjesa e parë u mbyllë me rezultatin e barabartë 1-1m një rezultat mëse i drejtë pasi të dyja ekipet patën një performancë të ngjashme.

Pjesa e dytë ishte totalisht në favor të Liverpoolit, ku madje në minutën e 65-të kolumbiani Diaz asistoi për Mane dhe senegalezi nuk gaboi përballë portës.

Me këtë fitore, Liverpooli renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Manchester City, ku të dy kryesuesit mbajnë nga 86-të pikë mbi shpinë, por Manchester City ka në favor ndeshjet direkte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia është plotësisht e varur nga importet për të gjitha…