Liverpool eliminohet në Kupën FA

29 janar 2023 | 16:42

Liverpool është eliminuar në raundin e katërt të Kupës FA.

Brighton ka triumfuar ndaj “të Kuqve” me rezultat 2-1, duke avancuar kështu në raundin e pestë të kësaj gare.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1, me golat e Harvey Elliot 32′ dhe Lewis Dunk 39′.

Duhej të kalonte shtesa e pjesës së dytë për të ardhur goli i cili ishte përcaktues për ndeshjen.

Futbollisti në formë spektakolare këtë edicion, Kaoru Mitoma ishte heroi i Brighton, duke realizuar në kohën shtesë një gol të bukur, pas një kalimi të suksesshëm ndaj mbrojtësit Gomes.

Liverpool nuk arrin që ta mbrojë këtë trofe, pasi dihet që ishte fituesi i edicionit të kaluar, ku e kishte mposhtur Chelsean.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal…