Liverpooli befasohet nga Burnely

21 janar 2021 | 23:00

Anfieldi s’është më arenë e pathyeshme në Premier League. Të enjten, Burnley ka arritur të bëjë atë që askush tjetër s’kishte mundur qe më shumë se tri vjet. Ky klub fitoi ndaj Liverpoolit në shtëpinë e kampionit 1:0 në kuadër të xhiros së 18-të.

Burnley fitoi me golin e Ashley Barnesit në minutën e 83-të. Ai realizoi saktë nga penaltia.

Xherdan Shaqiri nisi ndeshjen nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 84-të.

Liverpooli s’kishte pësuar humbje në Anfield në Premier League që nga 23 prilli i 2017-s kur kishte pësuar nga Crystal Palace 2:1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i ka kërkuar Valdete Dakës…