Liverpooli ‘blindon’ Kloppin

13 dhjetor 2019 | 15:41

Trajneri Jurgen Klopp ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Liverpoolin, që do ta mbajë atë te klubi anglez deri në vitin 2024.

Kontrata paraprake e 52-vjeçarit me “Reds” do të skadonte në vitin 2022, mirëpo Kloppi tashmë e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të vazhduar edhe me tutje me kampionin e Evropës. Ky lajm u bë i ditur nga faqja zyrtare e Liverpoolit të premten, për të cilët Kloppi e shprehu lumturinë e tij me këtë marrëveshje të re. “Për mua personalisht, kjo e deklaron qëllimin tonë, që është i ndërtuar nga dijenia ime për atë që e kemi arritur deri më tani, si partnerë, dhe nga ajo që e kemi tani për të arritur suksese edhe më tutje”, ka thënë Klopp.

“Kur unë e shoh zhvillimin e klubit dhe punën e përbashkët që po e bëjmë, unë ndiej se kontributi im vetëm mund të shtohet. Njerëzit e shohin atë që ndodh në fushë si matje për progresin tonë, por ky s’është matësi i vetëm”, ka shtuar Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në…