Liverpooli dhe Reali në garë për Mbappen

23 shtator 2020 | 11:33

Sulmuesi i Francës dhe PSG-së, Kylian Mbappe, me shumë mundësi do të largohet verën e vitit të ardhshëm nga klubi francez.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Liverpooli po e mbikëqyr situatën e sulmuesit e të njëjtën gjë po bën edhe Real Madridi.

Trajneri Jurgen Klopp më parë ka pranuar se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihej një marrëveshje për sulmuesin. Siç raportohet nga “Daily Mail”, Liverpooli kontaktoi me përfaqësuesin e Mbappesë në verën e vitit 2017, kur “ylli” i atëhershëm i Monacos po përgatitej ta bënte lëvizjen e tij të parë të madhe në skenën evropiane.

Liverpooli pagoi 65 milionë stërlina për Thiago Alacantaran dhe Diogo Jotan javën e kaluar, por një shpenzim tjetër i madh për Mbappen do të ishte në kundërshtim me strategjinë klubit mbi transferimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është lëshuar nga spitali në…