Liverpooli fiton bindshëm çerekfinalen e parë ndaj Cityt

04 prill 2018 | 22:38

Liverpooli ka fituar bindshëm ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

“Të Kuqtë” triumfuan 3 me 0 me tre gola të shënuar në pjesën e parë.

Mohamed Salah hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Nëntë minuta më pas Alex Oxlade-Chamberlain shënoi për 2 me 0, ndërsa Sadio Mane trefishoi epërsinë e skuadrës së Jurgen Kloppit në minutën e 31-të.

Ndeshja e kthimit në Etihad luhet më 10 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti Lir Ukaj, 12 vjeç, me prejardhje nga Kaliçani i…