Liverpooli fiton Superkupën e Evropës

15 gusht 2019 | 00:02

Liverpooli ka mposhtur Chelsean me 11-metërsha në Superkupën e Evropës. Trofeu i katër në histori për skuadrën e Jurgen Klopp që e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Chelsea kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me anë të Oliver Giroud, ndërkohë që të kuqtë barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë me anë të Mane.

Koha e rregull përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që në shtesa, skuadrat shënuan nga një gol tjetër. Fillimisht ishte Liverpooli që përmbysi rezultatin me Mane në minutën e 95-të, ndërkohë që 6 minuta më vonë, Jorginho vendosi baraspeshën nga pika e bardhe e penalltisë. Deri në fund të kohës shtesë nuk pati më ndryshim rezultati.

Skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, aty ku kampionët e Champions-it, u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultatin 5-4. Për “blutë e Londrës”, futbollisti i vetëm që gaboi ishte Tami Abraham. Gjuajtja e sulmuesit 21-vjeçar u ndal nga portieri Adrian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur…