Liverpooli mposhtet nga Leedsi në ‘Anfield’

29 tetor 2022 | 22:52

Liverpooli ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premierligë dhe të katërten për këtë sezon.

Pasi u mposht nga Nottingham Forest javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp sonte humbi edhe ndaj Leeds Unitedit.

Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të, që u zhvillua në “Anfield” u mbyll me rezultatin 1:2.

Rodrigo (4’) dhe Crysencio Summerville (89’) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Mohamed Salah (14’) e shënoi golin e vetëm për “Të Kuqtë”.

Leeds United pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë, kurse Liverpooli renditet i nënti me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke…