Liverpooli shfaq interesim për Benzeman

03 dhjetor 2021 | 11:29

Gjiganti anglez ka shfaqur interesim për futbollistin e Real Madridit.

Karim Benzema është duke shkëlqyer edhe këtë edicion në fanellën e Real Madridit, duke bërë që shumë skuadra të duan transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas “El Nacional” skuadra e Liverpoolit është duke monitoruar nga afër situatën e Benzemas, dhe janë të interesuar për transferimin e tij në fund të edicionit.

Është thënë se Benzema mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në rast se Kylian Mbappe transferohet verën e ardhshme.

“The Reds” duan ta shfrytëzojnë këtë situatë, dhe të sjellin në radhët e tyre yllin francez.

33-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 17 gola e tetë asistime në 19 paraqitje me “Madrilenët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen dje ka nisur stërvitjet me…