Liverpooli shkatërroi Southamptonin

27 nëntor 2021 | 18:09

Liverpooli është ndeshur sot ndaj Southampton ku ka fituar me rezultatin 4-0.

“Red Devils” shënuan që në minutën e dytë me Diogo Jota. Loja ishte totalisht e dominuar nga vendasit dhe kështu gjetën përsëri golin në minutën e 32-të me Jota përsëri. Pak para se të mbaronte pjesa e parë Tiago shënoi golin e tretë duke i dërguar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0.

Në të dytën ishte përsëri e njëjta situatë me Liverpoolin dominues. Në të 52-tën minutë shtatëlarti Van Dijk shënoi golin e katërt. Broja luajti komplet ndeshjen por nuk u tregua i rrezikshëm sot ndaj një Liverpooli të fuqishëm.

Liverpool merr tre pikë të vlefshme ku tashmë ndodhet në vendin e dytë duke i ushtruar presion Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund është rikthyer te fitoret në Bundesligë pas paraqitjes…