Livoreka: Ja pse e zgjodha Vitinë

04 shkurt 2020 | 11:22

Kampion, fitues i Kupës e Superkupës, luajti edhe në garat evropiane, por që në këtë afat kalimtar të janarit është transferuar në Ligën e Parë. Bëhet fjalë për Përparim Livorekën i cili është bërë pjesë e Vushtrrisë.

“Arsyet janë kushtet ndoshta të mira që më janë ofruar, si dhe trajneri i klubit, Arsim Abazi, me të cilin kam punuar edhe më parë dhe e respektoj shumë. Me të kam qenë edhe më parë sa ishte pjesë e Ferizajt”, ka thënë Livoreka për “Olle”.

“Të gjithë e dimë që do të jetë e vështirë, por unë kam kaluar edhe më parë në situata të tilla sa isha te Feronikeli dhe Drita, por që me dy skuadrat ia kemi dalë më shumë sukses. Te Vitia do të jetë e vështirë dhe pozita aktuale na brengos pak, por besoj që me angazhim maksimal dhe me ardhjet e fundit që janë me përvojë, besoj në tejkalimin e kësaj situate”, ka deklaruar Livoreka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti ka pranuar detyrën e kryeministrit të Republikës së…