Lladrovci emëron katër drejtorë të rinj (Emrat)

06 janar 2020 | 11:46

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se ka emëruar katër drejtorë të rinj në krye të drejtorive të kësaj komune.

Drejtorët e emëruar nga Lladrovci janë: Muhamet Gjoka, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim, Endrit Gllareva, drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale, Ruzhdi Lestrani, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë dhe Milaim Hajdari, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit.

Me këtë rast, Lladrovci i ka uruar drejtorët e rinj, duke kërkuar nga ta realizimin e prioriteteve të këtyre drejtorive. “Të emëruarve ju uroj punë të mbarë dhe pres realizimin e prioriteteve në dobi të qytetarëve. Suksese dhe punë të mbarë!”, ka thënë Lladrovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para përfundimit të karrierës së tij, Cristiano Ronaldo synon të…