Lladrovci emëron kryetarin dhe kryesinë e re të Feronikelit

13 dhjetor 2017 | 14:19

Pas dorëheqjes së Ekrem Elshanit dhe anëtarëve të kryesisë, Feronikeli është bërë me kryetar dhe bord të ri.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka emëruar në krye të klubit, Agim Kastratin, ndërkaq kryesia do të përbëhet nga Shemsi e Naser Rexhepi si dhe Mehdi Bucolli, raporton “Olle”. Kryetari i ri Agim Kastrati e ka drejtuar “Niklin” para se të lirojë rrugën për Ekrem Elshanin i cili e kishte marr skuadrën nga Drenasi në gjendje aspak të mirë duke e ngritur në nivelin më të lartë në Kosovë.

Po ashtu, Kastrati qenë nënkryetar i Feronikelit kur skuadra u shpallë kampion për herë të parë në histori të klubit. Ai pritet të ketë punë të vështirë, pasi shumica e futbollistëve kanë shprehur dëshirën që të largohen nga klubi.

Feronikeli u shpall dy herë kampion i Kosovës në tri vitet e fundit dhe arrit të fitojë dy herë Kupën e Kosovës dhe njëherë Superkupën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali sfidon PSG-në për Neymarin, por këta të fundit kundërpërgjigjen…