Lladrovci foto me Van Damme: Shqiponja e bën dallimin!

19 korrik 2023 | 17:02

Ramiz Lladrovci ka publikuar një foto me artistin e njohur Van Damme në Prishtinë, duke e bërë shqiponjën.

Ai ka shkruar në rrjetin social: Shqiponja e bën dallimin!

Postimi i plotë:

Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë.

Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët.

Shqiponja e bën dallimin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i njohur Gianluigi Buffon së shpejti mund ta shpallë…