Lladrovci i jep pozitë në komunën e Drenasit, zyrtarit të lartë të LV-së

05 dhjetor 2021 | 22:26

Ramiz Lladrovci, ka fituar edhe një mandat për të udhëhequr me Komunën e Drenasit.

Pas fitores së 14 nëntorit, Lladrovci, ka filluar të bëjë emërimet nëpër dikastere të ndryshme brenda komunës.

Një i tillë është edhe Avdyl Mziu – zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas. Madje, Mziu kishte qenë kandidat për asamble komunale, në zgjedhjet e fundit, nga radhët e partisë së Albin Kurtit.

Ndërsa, pozita e re që Avdyl Mziu do ta mbajë në komunën e Drenasit, do të jetë zëdhënës i komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrëfim i padëgjuar më parë për vrasjen e Xhem…