Lladrovci i uron Kurtit shërim të shpejtë pas infektimit me koronavirus

29 tetor 2020 | 14:07

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka uruar shërim të shpejtë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është infektuar me koronavirus.

Po ashtu, Lladrovci ka uruar edhe të gjithë të prekurit nga Covid-19 që ta kalojnë pa pasojë këtë virus.

“Virusi i keq, ka prekur edhe Albin Kurtin. Uroj që z. Kurti të shërohet sa më shpejtë dhe t’i kthehet familjes dhe detyrave të tij të përditshme. Uroj po ashtu që të gjithë të prekurit nga virusi Covid 19, ta kalojnë pa pasoja. Nuk do nënçmuar virusin, por do mundur me çdo kusht!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka…