Lladrovci, ish-kongresistit Weller: Jemi të bekuar me miqësinë amerikane

31 mars 2019 | 14:11

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë fundjavës kishte një mysafir të veçantë, ish-kongresistin Jerry Weller, të cilin e ka pritur në shtëpi për drekë.

Lladrovci ka theksuar se gjatë kësaj vizite të Wellerit, kishte rast të fliste për historinë tonë të re, ecurinë e zhvillimit komunal si dhe synimet për zhvillim të mëtejmë.

Po ashtu, ai ka theksuar se me kënaqësi, pranë bustit të Skënderbeut, ia ka dhuruar Wellerit librin për Fehmi e Xhevë Lladrovcin të autorit Bedri Islami.

“Kam qenë i nderuar për të pritur mysafir për drekë në shtëpi, ish-kongresistin Jerry Weller, pjesë e Kongresit Amerikan, 1995-2009, me bashkëpunëtorë. Gjatë kësaj vizite, ishte rast të flasim për historinë tonë të re, ecurinë e zhvillimit tonë komunal si dhe synimet tona për zhvillim të mëtejmë. Gjatë këtij qëndrimi dhe njohjeje me mikun tonë, theksova se jemi të bekuar me miqësinë amerikane që nga presidenti Wilson deri në ditët e sotme. Sot, ne, jemi të nderuar me orientimin e fuqishëm të miqve amerikanë, për fuqizimin e shtetësisë së vendit tonë”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Po ashtu, Lladrovci ka bërë me dije se në këtë takim ka theksuar potencialin e kësaj komune për zhvillimin në bujqësi, Qendrën e re të biznesit për kompanitë e interesuara, si dhe energjinë e ripërtërishme. “Ne ofrojmë mundësi maksimale për biznesin, në veçanti bizneset e miqve tanë”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim që të njoftohet edhe njëherë opinioni, Sindikata e…