Lladrovci me miq shënon dyvjetorin e fitores

15 nëntor 2023 | 09:48

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shënuar dyvjetorin e fitores në zgjedhjet e vitit 2021, me Enver Hoxhajn, Elmi Reçicën dhe Rashit Qalajn.

Lladrovci me këtë rast ka deklaruar se “sivjet kemi ecur si kurrë më parë, me buxhetin më të lartë në historinë e komunës dhe shumë projekteve në dobi të qytetarëve”.

Postimi i Lladrovcit:

Pas dy vitesh, me miqtë e mi, me Enverin, Elmiun dhe Rashitin, në darkë, për të kujtuar fitoren, sukseset e qeverisjes së mirë dhe sfidat.

Dy vjet, përkundër pasojave të pandemisë për investimet kapitale, sivjet kemi ecur si kurrë më parë, me buxhetin më të lartë në historinë e komunës dhe shumë projekteve në dobi të qytetarëve.

Në këtë mes të mandatit, në komunën tonë po punohet shumë, fjalët i bëjmë vepra, nuk ndalemi, për Drenasin!

https://instagram.com/p/CzqQQZygf-L/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në…